“Jo ditë e zezë për demokracinë” Hitaj: Berisha drejt arrestimit, ky është fillim i fundit të tranzicionit

Në “Drejt” nga Luan Rama, Arbër Hitaj gazetar u shpreh se Kushtetuesja nuk ia ka mbyllur derën Berishës, por i thotë kalo hallkat e gjyqësorit dhe mund të kalosh përsëri.

Hitaj: Kushtetuesja nuk ia ka mbyllur derën Berishës, por i thotë kalo hallkat e gjyqësorit dhe mund të kalosh përsëri. Berisha nuk është shpallur fajtor, por është i dyshuar që ka kryer një vepër penale.

Nuk besoj se kjo është dita më e zeze e demokracisë, por mendoj se është fillim i fundit të tranzicionit. Besoj se është më e prekshme sot.