''Nuk do ndalem'', Berisha: Vendimi për masën e arrestit i paligjshëm

Datën për masën e arrestit Sali berisha e mësoi kur ishte në konferencë për mediet.

Edhe një herë deklaroi se e konsideron antikushtetues vendimin duke shtuar se ai nuk do të ndalet në drejtimin e opozitës

Në datën 26 dhjetor Sali berisha do të njihet me masën që gjkko do të vendos ndaj tij.

Afatin ish kryeministri e mori teksa ishte në konferencë me gazetarët ku po fliste pikërisht për dosjen Partizani për të cilën është nën hetim.

Edhe një herë nuk e bëri të ditur nëse do ta zbatojë apo jo. Por e konsideroi veprim të paligjshëm e gjithësesi edhe do të konsultohet me avokatët. 

‘’Avoketërit janë ata që do më këshillojnë mua. Cdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimetit'', tha Berisha.

I pyetur nëse do të deklarojë adresën e banesës ku jeton apo selinë e PD, Berisha sërish nuk pranoi të ishte i drejtëpërdrejtë

‘’I kërkuan parlamentit atë që smund t’ja kërkonin kurrë. Asnjë fakt asnjë provë asnjë document’’, Berisha. 

Megjithatë urimin me gazetarët e bëri këtë të premte por pa e konsideruar masë paraprake.

‘’Të bëjmë nga një urim për vitin e ri se pastaj do kem obligime të tjera’’, tha Berisha.

Për mediet Berisha akuzoi se nuk ka asnjë shkelje të ligjit në privatizimin e kompleksit partizani.

Sipas tij është edi rama në atë kohë kryetar bashkie që e ka ndryshuar destinacionin e sipërfaqes por shton se SPAK nuk e ka përfshirë në dosje.