Meçani: Berisha nuk dorëzohet aq kollaj, nuk mbyllet me të kjo mënyrë e të bërit politikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 22:28
Në “Drejt” nga Luan Rama, Juela Meçani analiste u shpreh se Sali Berisha nuk futet tek ata politikanë që dorëzohen aq kollaj.
Meçani: Ai nuk futet tek ata politikanë që dorëzohen aq kollaj. Nuk mendoj se nuk është llogaritur edhe krijimi i një force të re politike, por nuk mund të lëshohej aq kollaj ajo parti e krijuar. Edhe kjo lufta për logon dhe siglën që ai ashtu e koncepton politikën. Mendoj se përfundon këtu kjo lloj mënyrë e të bërit politikë.
Ne kemi një sistem politike të ndërtuar mbi shantazhin dhe presionin. Trinomi politik, media, biznes nuk është i ndarë sepse janë konglomerat dhe janë një pushtet shumë i fuqishëm.
