Meta: Rasti ''Beleri'' ka bërë të paqartë se si do vijojë puna në bashkinë e Himarës
Ekspertja e çështjeve ligjore, Gerta Meta në një intervistë në Ora News foli për rastin e Belerit, ku ky i fundit është në burg pë blerje votash dhe nuk i lejohet betimi pasi ka fituar zgjedhjet si kryetar i bashkisë së Himarës.
Meta u shpreh se rasti i Belerit e ka vështirësuar dhe e ka bërë të paqartë se si do vazhdojë dhe funksionojë ecuria në bashki.
‘’A mundet të qëndrojë bashkia pa kryetar, kjo e ka përgjigjen e vet. Mbi të gjitha prevalon interesi i qytetërëve.
Rasti i Belerit është një situatë e pandodhur ndonjëherë në Shqipëri.
E ka vështirësuar dhe e ka bërë të paqartë se si do vazhdojë e funksionojë ligjërisht dhe institucionalisht ecuria për të siguruar shërbimet tek qyetarët e bashkisë Himarë.
Vendimi duhet lexuar me shumë kujdes dhe vëmendje. Në fakt kur e lexon vendimin të duket pak e paqartë.
