Ndërron jetë 55-vjeçari në Maliq, dyshohet se u asfiksua në dhomën e hotelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 10:39
Një 55 vjeçar ka hum,bur jetën në Maliq. Ai dyshohet se është asfiksuar në një hotel ku po qëndronte në qytetin e Maliqit.
Sipas burimeve dyshohet të ketë patur rrjedhje gazi në dhomë e për këtë arsye ka pësuar asfiksim. Nuk ka ende të dhëna nëse është turist vendas apo i huaj, pritet të zbardhen informacione të tjera në vijim.
55-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës. Nga ana tjetër policia kanë filluar hetimet mbi rastin.

