Finalja e Superkupës së Shqipërisë/ Publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Egnatias
Partizani dhe Egnatia përballen sot për trofeun e Superkupës së Shqipërisë, i cili është zhvendosur në fund të vitit për të bërë një mbyllje sa më interesante për 2023 para ndalesës së kampionatit.
Do të jetë padyshim një sfidë interesante mes dy skuadrave që kanë diktuar ritmin këtë sezon me Egnatian e cila aktualisht kryeson e vetme, e ndjekur nga të kuqtë.
Për Egnatian është hera e parë që merr pjesë në një finale të tillë, teksa kërkon të përsëritë suksesin e fundit të edicionit të kaluar, kur bëri të vetën për herë të parë Kupën e Shqipërisë.
PARTIZANI: Qirko, Sota, Sembene, Hadroj, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Paulauskas.
Trajner: Edlir Tetova
