Vetëm pesë ndeshje në Superiore, Teuta ndan rrugët me ish-mbrojtësin e Erzenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2023, 20:22
Teuta mbyll bashkëpunimin me Ardit Iljazin.
Këtë njoftim e shpërndau vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Mbrojtësi u transferua te Teuta në verë teksa erdhi si një përforcim nga radhët e Erzenit, mirëpo nuk ia doli të përshtatej teksa me bregdetarët u aktivizua në vetëm pesë ndeshje të këtij sezoni në Superiore.
Kështu, 23-vjeçari nga Gostivari prej merkatos së janarit do të jetë një futbollist i lirë me mundësinë për të vendosur vetë eksperiencën e radhës ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vijojë të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.
