Së shpejti një fejesë mes Dj PM dhe Sarah?

Dj PM, ka qene i ftuar së fundmi në emisionin "Natën me Aulonën, dhe ka folur për jeten e tij personale.

Ai është shprehur që është shumë falenderues ndaj formatit televiziv

"BBV", pasi jeta e tij ka ndryshuar si nga ana profesionale dhe ana personale.

"Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshonte kaq shumë, pasi kam marr pjesë në "BBV", me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mberrinim deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier.

Faleminderit shumë formatit "BBV" që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë", tha ai.

Kujtojmë që Dj PM, është njohur me Sarah Berishën në formatin e "BBV" dhe e vazhdojnë lidhjen e tyre në distancë, ai në Kosovë dhe Sarah ne Tiranë.

Sarah është shprehur që e kanë pak të veshtirë të shkëputen dhe të jetonë të dy në një qytet pasi të dy ata, kanë krijuar punën e tyre në qytetet ku jetojnë.