FOTO/ Kendall Jenner "kryqëzohet" nga ndjekësit, shfaqet me një pallto me lëkurë kafshësh

Modelja e njohur, Kendall Jenner, është përballur me reagime nga ndjekësit pasi postoi foto në rrjetin social "Instagram", e veshur me një pallto leshi të vërtetë, prej 27,000 dollarësh në Aspen, Kolorado.

Pavarësisht se njihet si simpatizuese e kafshëve, modelja u kritikua se nuk kishte zgjedhur leshin artificial.

Ndjekësit e quajtën zgjedhjen e veshjes së saj “të poshtër” dhe vunë në dyshim numrin e kafshëve të pafajshme që mund të kishin ngordhur për pallton.

Disa komente e akuzuan atë për pandjeshmëri, ndërsa të tjerë bënin shaka duke thënë se ajo i ngjan një “Chewbacca Barbie”.

Jenner u etiketua si “e tmerrshme” për zgjedhjen e qimes se vërtetë dhe veprimet e saj u konsideruan kontradiktore me vetëpërkufizimin e saj si një dashamirese e kafshëve.