Cubi Metkaj ironizon Luizin dhe Kiarën?
Së fundmi, kanë qarkulluar lajme se aktorja e humorit, Cubi Metkaj do të jetë pjesë e spektaklit televiziv “BBVK3”.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR, ku Visjan Ukcenaj e ka pyetur nëse do të jetë në reality show-n e njohur.
Deri diku ajo e pohoi si lajm dhe konfirmoi se data e fillimit të spektaklit do të jetë më 13 Janar.
“Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13”, tha ajo.
E pyetur nëse do të jetë e gatshme që të krijojë një lidhje dashurie, Cubi tha:
“Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi”, përgjigje e cila është marrë si një “kunjë” ndaj çiftit të njohur, Luiz-Kiara.
