VIDEO/ Çfarë ndodhi? Azemi del i vetëm në oborr, shfaqet në një gjendje emocionale të rënduar

Azem Gagica duket se nuk po e shijon dhe aq shumë qëndrimin në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVK2”, ditët e fundit. 

Banori është shfaqur në një gjendje emocionale të rënduar, teksa ndodhej në oborr i vetëm duke qarë.

Pak ditë më parë, Alba, vajza të cilës i ka shprehur ndjenjat, i tha se e ka bërë të ndihet keq me disa veprime të tij.

Përpos kësaj, ditët e fundit kanë qenë të mbushura me debate dhe dinamika të forta, çfarë mund të kenë sjellë shqetësime tek banori.