PAMJE që nuk u panë në TV, tifozi i Chelseat hyri në fushë dhe goditi me gjoks portierin Martin Dubravka
Një skandal ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Chelsea dhe Newcastle, kur një tifoz i vendasve ka vrapuar në fushë dhe ka sulmuar portierin e mysafirëve, Martin Dubravka.
Gjithçka ndodhi gjatë festës së Chelseat pasi Mudryk barazoi rezultatin në të 92-ën dhe u siguroi “Bluve” penalltitë.
Tifozi i lartpërmendur është futur në fushë dhe e ka goditur me gjoks portierin Dubravka.
Si menaxheri i Chelseat, Mauricio Pochettino, ashtu edhe ai i Newcastle, Eddie Howe e dënuan këtë sjellje.
“Duhet të kemi kujdes. Tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me situata si kjo, sepse është diçka që mund t’i vërë lojtarët në rrezik. Jam i zhgënjyer. Unë nuk jam dakord me gjëra të tilla që kanë ndodhur këtu në Stamford Bridge dhe në stadiume të tjera në Angli apo në mbarë botën”, tha Pochettino, ndërsa kolegu i tij shtoi:
“Gjithmonë kam thënë se siguria e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, gjyqtarëve, linjave është një prioritet në çdo ndeshje futbolli, ndaj ka gjithnjë e më shumë punë që duhet bërë për të mbajtur larg fushës tifozët veçanërisht të zemëruar”.
