Frosinone eliminon Napolin në Kupën e Italisë me një fitore spektakolare
Napoli konfirmon momentin negativ që po kalon. Skuadra e Mazzarrit është eliminuar nga Kupa e Italisë, duke u mposhtur në stadiumin “Maradona” me rezultatin e thellë 0-4 nga Frosinone.
Barrenechea i surprizoi të gjithë, me argjentinasin që realizoi në minutën e 65-të duke kaluar Frosinone-n në avantazh. Skuadra e Di Francesco-s shfrytëzoi momentin e mirë dhe realizoi golin e dytë 5 minuta më pas me Caso.
Cheddira shënoi golin e tretë në minutën e parë të shtesës, teksa katër minuta më pas, Harroui realizoi golin e katërt duke mbyllur përfundimisht llogaritë e mbrëmjes.
Napoli eliminohet nga Kupa, teksa Frosinone regjistron një fitore të madhe. Në raundin tjetër do të presë fituesin e çiftit Juventus-Salernitana për të mësuar kundërshtarin e saj në fazën çerekfinale.