TIRANA NË KRIZË/ Klasiken e futbollit shqiptar e fitojnë shkodranët, Vllaznia triumfon ndaj bardhebluve

Kjo fundjavë rezervoi spektakël me klasiken e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia, ndeshje kjo që i fitua nga shkodranët me rezultatin e ngushtë 1 me 0, falë një penalltie të shndërruar në gol nga sulmuesi Bekim Bala në minutën e 37.

TIRANA NË KRIZË/ Klasiken e futbollit shqiptar e fitojnë

Edhe pse dy ekipe larg pritshmërive këtë sezon, objektivat e tyre mbeten maksimal.

Me këtë rezultat bardheblutë kanë vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër fitorja ndaj Dinamos ka rikthyer entuziazmin në Shkodër, teksa skuadra kuqeblu ishte optimiste edhe paar ndeshjes për një rezultat pozitiv.

Lajmi i mirë për shkodranët ishte se do të jetë i gjithë ekipi në dispozicion, ndërsa me grupin është rikthyer dhe mesfushori Esat Mala.