I fshehur poshtë krevatit të një foshnje/ Ushtarët izraelite gjejnë hyrjen e tunelit të përdorur nga Hamasi

Ushtarët e IDF nga Brigada Nahal gjetën një hyrjen e një tuneli brenda dhomës së gjumit të një fëmije në zonën e Jabalia. Lajmi u bë i ditur nga IDF, e cila ppërmes një deklaratë dha detaje të mëtejshme.

Tuneli, me origjinë nga bodrumi i një ndërtese, të çonte direkt në dhomë, pranë krevatit të fëmijës. Brenda, ushtarët gjetën një tunel të ndërtuar me kujdes, i pajisur me shkallë.

Tuneli ishte projektuar për qëllime strategjike. Ushtarët e IDF ndërmorën veprime të menjëhershme për të shkatërruar tunelin dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ekzistenca e tuneleve poshtë shtëpive, spitaleve dhe godinave të tjera publike është një ndër çështjet më të diskutuara në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.

IDF është kritikuar ashpër për sulmet ndaj shkollave apo spitaleve, por kjo e fundit ka pretenduar se poshte këtyre godinave ka tunele, ku fshihen terroristët e Hamasit. Deri më tani IDF ka gjetur mbi 800 tunele, nga të cilët më shumë se 500 janë shkatërruar.