Nisi bekimi i priftërinjve të të njëjtit seks/ Kisha angleze pagëzon lidhjen e dy pastoreve lezbike
Një çift priftërinjsh lezbike ishin ndër partneritetet e para të të njëjtit seks, që u bekuan në shërbimet e së dielës në Kishën e Anglisë. Të njohura si lutje dashurie dhe besimi, bekimet do të përdoren si pjesë e shërbimeve të rregullta nga sot, pasi ato u miratuan nga Shtëpia e Ipeshkvijve vetëm disa ditë më parë.
Ndryshimi ka ndarë anëtarët e kishës, me disa që i mirëpresin bekimet si përparim, ndërsa të tjerë besojnë se kanë shkuar shumë larg. Të tjerë mendojnë se ndryshimi i vërtetë i nevojshëm është njohja martesore.
Fotografitë tregojnë priftëreshat e të njëjtit seks Catherine Bond dhe Jane Pearce të kapura për dore teksa u bekuan në kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Felixstowe, Suffolk, më herët sot, thuhet në Daily.
Në shkurt, Sinodi i Përgjithshëm i kishës i njohur ndryshe si Parlamenti i saj -votoi në favor të ofrimit të bekimeve për çiftet e të njëjtit seks në partneritete civile dhe martesa, pas një debati gati tetë orësh për dy ditë.