Qeveria e Argjentinës reagon ashpër ndaj thirrjeve për protesta të opozitës dhe shoqërisë civile
Aktivistët e të drejtave të njeriut në Argjentinë pritën me shqetësim udhëzimet e reja të qeverisë për të shtypur një valë të parashikuar protestash pasi qeveria e ardhshme e presidentit libertarian Javier Milei zhvlerësoi monedhën e vendit me më shumë se 50%.
Sipas ministres së Sigurisë, individët dhe organizatat protestuese do të identifikohen përmes mjeteve dixhitale dhe më pas do të faturohen edhe për koston që përfshirjes së forcave të policisë në demostrat e tyre.
Sipas mediave të huaja, qëllimi i rregullave të reja është të parandalojë një formë tradicionale të protestës të njohur si piquete, në të cilën demonstruesit bllokojnë rrugët dhe autostradat e qytetit për orë të tëra, ditë apo edhe javë.
Opozita dhe shoqëria civile i kundërshtuan udhëzimet e reja, duke u shprehur se kjo është të mohosh të drejtën themeltare të protestës. Këtyre reagime José Luis Espert, një ligjvënës me partinë e Mileit, Liberty Advances, u përgjigj me një frazë me tre fjalë: Burg ose plumb.
Një tjetër udhëzim është që në protesta nuk lejohet pjermarrja e adoloshentëve, në të kundërt do të penalizohen prindrit e tyre. Pak ditë më parë, Presidenti Milei publikoi një ndër nismat që sipas tij, do të përmirësojë situatën ekonomike në vend.
