6 vjet peng i Al-Kaedës/ Lirohet pa kushte 48-vjeçari nga Afrika e Jugut

Islamistët militantë të lidhur me Al-Kaedën liruan një peng nga Afrika e Jugut të marrë peng në Libi më shumë se gjashtë vjet më parë. Organizata “Gift of the Givers” tha se kishte lehtësuar lirimin pa kushte të Gerco van Deventer.

Organizata bamirëse e përshkroi Van Deventer, 48 vjeç si njeriun që ka kaluar kohën më të gjatë si peng në Afrikën e Jugut.
Ai u kap nga një grup i paidentifikuar në Libi në vitin 2017, u shit te islamistët militantë në Mali një vit më vonë dhe u lirua në Algjeri.

Van Deventer ishte një ndihmës emergjent i cili po punonte për një kompani sigurie kur u kap më 3 nëntor 2017, ndërsa po shkonte për në një kantier ndërtimi termocentrali në Tripoli. Tre inxhinierë turq që u rrëmbyen me të u liruan rreth shtatë muaj më vonë, por ai mbeti në robëri.

Organizata bamirëse tha se dega e Al-Kaedës, Jama'at Nasr al-Islam Wal Muslimin, kishte kërkuar një shpërblim prej 3 milion dollarësh në 2018, por mund të ofrohej vetëm 500 mijë dollarë. Megjithatë, familja dhe punëdhënësi i Van Deventer nuk mund të përballonin shumën dhe militantët më në fund e liruan atë pa kushte.