Forcat izraelite bastisin shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2023, 16:32
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bastisën zyrat e komandantit të batalionit të Hamasit në Khan Yunis dhe shtëpitë bosh të disa prej liderëve të grupit, duke përfshirë edhe atë të Yahya Sinwar.
Kjo është bërë e ditur nga IDF, sipas së cilës përleshje të ashpra po zhvillohen në këtë zonë, në jug të Rripit të Gazës.
Gjatë operacioneve, Brigada e 7-të e blinduar vrau “shumë terroristë” dhe zbuloi 30 tunele, goditi dhjetëra vende të raketave antitank, armë të tjera dhe materiale të inteligjencës.