VIDEO/ Pamje të rënda, gruaja në SHBA u vërsulet me thikë në dorë policëve, qëllohet për vdekje
Policia në Morris, Illinois kanë publikuar pamjet e kamerave të vendosura në uniforma, ku shfaqet momenti kur zyrtari policor qëllon me revole dhe vret gruan që i vërsulet me thikë.
Alivia Schwab, 40-vjeçe, u qëllua me tre plumba nga policët gjatë 29 shtatori, kur policët vrapuan drejt kompleksit banesore kur jetonte e ndjera që kishte probleme shëndetësore mendore.
Policia tha se Schwab filloi t’i afrohej policit derisa mbante në dorë një thikë, e pasi nuk iu bind urdhrave për ta hedhur në tokë thikën – ajo u qëllua.
Në video dëgjohet polici duke thënë vazhdimisht: “Hidhe thikën”, derisa një police tjetër ia kishte drejtuar asaj elektroshokun.
Në padinë e ngritur javën e kaluar nga i biri i Schwab, që ishte nën kujdesin e qendrës që trajton sëmundjet mendore – thuhet se ajo në ato momente ishte në apartamentin e saj.
Ishin fqinjët që i telefonuan policisë se ajo kërcënonte me vetëvrasje.
E në momentin që ajo refuzon ta hedhë në tokë thikën, polici shkrep tre plumba mbi të.
Police officer shoots woman after she was approaching him with a knife pic.twitter.com/JF99Ev4qLd
— INSANE CLIPS (@INSANECLIPS26) December 16, 2023
