Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit në Itali, autori zhduket pa gjurmë

Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë.

Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës.

Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur.

Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën.

Pas ngjarjes, autori i krimit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit.

Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë.

Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.