Tre shpërthime gjatë natës në Holandë, raportohet për një të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2023, 10:43
Tre shpërthime kanë ndodhur mbrëmë në Holandë, në Roterdam, Almere dhe Zwaindrecht.
Në një shpërthim në një shtëpi në Almere, një periferi të Amsterdamit, një person ka mbetur i plagosur lehtë, si dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale.
Sipas raportimeve, personi i plagosur është në gjendje të mirë shëndetësor, ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar edhe shtëpia fqinje.
