VIDEO/ Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta godasin Argjentinën, të paktën 13 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2023, 13:03
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Argjentinë, pasi shirat e rrëmbyeshëm prekën vendin në Amerikën e Jugut.
Federico Susbielles, kryetar i qytetit Bahia Blanca, ka konfirmuar numrin e të vdekurve në profilin e tij në X.
Ky qytet gjendet në afërsi të Buenos Airesit, dhe konsiderohet si rajoni që është goditur më së rëndi nga moti i ligë.
Në kumtesën e zyrës së presidentit të vendit Javier Milei, është shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Në anën tjetër i është bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të erërave që po fryjnë më shpejtësi prej 150 kilometra në orë.
???????? Así está Bahía Blanca en Argentina. Vientos de 150 kilómetros por hora, 13 fallecidos de momento.
— Emmanuel Rincón (@EmmaRincon) December 17, 2023
pic.twitter.com/YGTZayLPUr
