SPAK jep pretencën për Bulqizën/ Ja sa vite burg kërkohet për ish-kryebashkiakun dhe ish-nënkryetaren dhe të akuzuarit e tjerë

SPAK ka kërkuar 15 vite e 4 muaj burg për të 9 personat e akuzuar në tenderin 3 milionë euro të ujësjellësit në bulqizë. Në përfundim të argumenteve  në gjkko spak kërkoi 3 vite e 6 muaj në qeli për kryetarin e bashkisë Lefter Alla. Akuza shprehet se ai ia dha tenderin një kompanie por duke fshehur se përfitues do të ishte Aqif konesha

Në GJKKO ka përfunduar procesi i dëgjimit të argumentave të dhëna nga të akuzuarve për tenderin 3 milionë eurosh në Bulqizë si dhe të prokurorisë.

Këtë të premte SPAK kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për ish kryetarin e bashkisë Lefter Alla.

Por për shkak se ai ka pranuar gjykimin e shkurtuar nëse do të shpallet fajtor do të vuajë vetëm 2 vite e katër muaj në qeli. Po ashtu akuza kërkon që të mos i lejohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Masë dënimi është kërkuar edhe për dy biznesmenët e përfshirë në tender. Rasim Daci, i cili fitoi prokurimin për ujësjellësin kërkohet të dënohet me 4 vite, dhe për gjykim të shkurtuar kalon në 2 vite e 8 muaj.

Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentet dhe gjithçka ka qenë mbulesë që punimet dhe paratë t’i marrë kompania e aqif koneshës, i konsideruar dhe si mik i kryetarit të bashkisë.

Për këtë të fundit masa e kërkuar shkon në 1 vit e 6 muaj burgim dhe 3 vite te mos ushtroje administratorin e personit juridik.

Me rreth 15 muaj në qeli është kërkuar edhe për secilin nga 6 zyrtarët e tjerë të bashkisë të përfshirë në këtë dosje.

Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendos për masat përfundimtare në prokurimin e ujësjellësit me vlerën e 3 milionë eurove.

KËRKESA E SPAK

Lefter Alla 2 vite e 4 muaj

Rubin Kola 1 vit e 4 muaj

Arsen Gjoka 1 vit e 4 muaj

Kujtim Zogu 1 vit e 4 muaj

Erjon Isaku 2 vite e 8 muaj

Leonard Daci 1 vit e 4 muaj

Rasim Daci 2 vite e 8 muaj 

Aqif Konesha 1 vit e 6 muaj

Dali Gazidedja 1 vit e 2 muaj