Elton Qyno falënderon gazetarët që u solidarizuan dhe jep alarmin: Sekuestrimi i telefonave nga SPAK, i paligjshëm
Gazetari i “Ora News” Elton Qyno ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas ngjarjes së paprecedentë të së mërkurës, ku prej orës 11:00 të paradites deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së enjte ai ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës së sotme me Qynon.
Dhe paraditen e sotme, Qyno vendosi të falënderonte të gjithë kollegët që u solidarizuan me të, ndërsa thotë se ai dhe familja e tij ranë pre e një situate të befasishme.
Ndërkaq ai denoncon si të paligjshëm sekuestrimin e telefonave të tij, ndërsa shton se automatikisht e ekspozon atë dhe kërcënon jo 1, por një rrjet të tërë burimesh të mia konfidenciale.
MESAZHI I PLOTË I GAZETARIT ELTON QYNO
Te dashur miq!
Faleminderit per mbeshtetjen dhe fjalet e mira qe me keni dhene gjate ketyre 48 oreve, duke me bere te ndjehem mire mes kolegesh dhe shoke.
Une personalisht por edhe familja ime rane ne nje situate te befasishme dhe te paprecedente ndonjehere, duke u bere objekt kontrolli te njepasnjeshem, e duke u sekuestruar cdo gje e mundshme, qe mbase e ne vijim mund te na rrezikoje, ekspozoje mbi sigurine tone dhe kanalet e informimit te ketyre 18 vite pune si reporter i kronikes se zeze ne Shqiperi.
Une nuk kam shpifur, por kam nxjere informacion,siç mund te beje cdo koleg i imi cdo dite, dhe nxjer e publikon online,print apo tv cdo dosje qe i bie ne dore, pa i dhene llogari ndokujt se nga kush i merr dhe ne cfare forme i mer.
Jam ndjere i keqardhur per kembenguljen e paligjshme te organeve hetimore per te depertuar ne cdo kanal informacioni qe une kam, duke me sekuestruar telefonat,dy kompjuterat, 7 usb, cd e sende te tjera.
I keqardhur qe ne 18 vite pune vetem prane prokurorise se Krimeve te Renda,SPAK dhe prokurorive te tjera ne rrethe, te perfundoj ne nje ekzaminim te tille te paligjshem dhe antikushtetues dhe ne kundershtim te cdo konvente per te drejten e informimit dhe raportimit.
Shpesh here per shkak te punes qe bejme ne gazetaret ndodhemi mes nje vale kercenimesh zhantazhe dhe presionit nga me te ndryshme, te cilat vijne nga palet e para, te dyta dhe te treta.
Kercenimet na vijne ne menyre te terthorazi, ne rruge madje dhe ne sallen e gjyqit apo ambjenteve te gjykates se posacme SPAK, ku gazetaret ne sy te prokuroreve,policeve te gjykates dhe avokateve te pandehur, kercenohen,fyhen dhe jane goditur me shkelma e grushta, vetem e vetem pse kane shkruar.
Asnje hetim nuk eshte nisur nga prokuroria e SPAK edhe pse prokurori ka qene prezent ne salle apo qofte dhe ne korridor, ku ka ndodhur situata e palighshme.
Nje situate e tille ka ndodhur me Armand Bajramin A2CNN, Edmond Hoxhen BIRN qe u kercenua direkt ne sallen e gjyqit, mua personalisht disa raste,(se fundi me shijaksit) Flamur Vezaj, Anila Hoxhen TOP CHANNEL Klodiana Lalen NEWS 24, Artan Hoxhen ABCNEWS, Anduenen, Ermalin e te tjere, por askush nuk nisi hetim.
E mbani mend kur te denuar e familjare tek ceshtja Lazarati, vune perpara dhe rrahen me shkelma mes gjykates operatore dhe gazetare. A pati ndonje hetim? Fare.
Ndersa tashme organet e hetimit lene punet e dosjeve te dites TE KORRUPSIONIT te zyrtareve te larte, duke u perqendruar tek une.
Ne nje vend si ky i yni, ku titullari i shtetit dhe ministrat e tij, flasin me telefon dhe dalin ne pergjime te dosjeve te spak, me lloj e sorollop krimineli duke u perfshire se bashku me ta per te blere vota ne cdo qender votimi apo duke ndare llokmat e tenderave dhe koncesioneve, ngeli rasti dhe erdhi koha qe drejtesia duhet te veproje mbi mua lidhur me mekanizmin e gjetjes se informacioneve dhe nxjerjen e sekreteve.
Tre kryetare opozite dhe zyrtare te tjere te qeverise jane nen hetim nga SPAK, dhe e kuptoj ne cfare tryesnie eshte SPAK.
I keqardhur realisht qe ne gjithe kete kakofoni provash, SPAK mbeti tek une per te hetuar dhe te zbuloje burimet.
Rrembimi i telefonave ne menyre te paligjshme duke mos me vene ne dispozicion qofte dhe nje proces-verbal bllokimi, automatikisht me ekspozon dhe kercenon jo 1, por nje rrjet te tere burimesh te mia konfidenciale ne administrate dhe jashte saj.
Aq me teper me ekspozon dhe kercenon mua si gazetar tek pale te dyte apo te treta, qe pa dyshim ne te nesermen mund te marin veprime te kundraligjshme.
Faleminderit te gjitheve ju per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe patet.
Per shkak te kushteve te paprecedente te bllokimit ne menyre te paligjshme te dy telefonave numrat e mi jane serisht te njejtet ne perdorim aktualisht.





