Mbappe tërbohet pas ndeshjes, Luis Enrique i del në mbrojtje: Është frustrim normal!

Në Francë po flitet shumë për reagimin e Kylian Mbappe pas barazimit në Dortmund, që bëri që PSG ta mbylle në vendin e dytë në grup.

Sapo gjyqtari mbylli ndeshjen, ai shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes ndjeshëm i zhgënjyer për lojën e skuadrës së tij në minutat e fundit.

Pas ndeshjes edhe trajneri Luis Enrique i doli në mbrojtje, duke e cilësuar si veprim të zakonshëm.

“Është normale që lojtarët të jenë të frustruar, patëm 5 raste për të shënuar. Kur një Lojtari është i nervozuar, roli im është të menaxhoj këtë situatë për të shmangur rreziqet që dalin nga ky tension”, tha Enrique.

Ylli francez humbi një rast flagrant me portën e boshatisur, duke u ndalur nga mbrojtësi i Dortmundit, Niklas Sule, me topin që po shkonte drejt kuadratit. /KJ