LISTA/ 16 skuadrat e kualifikuara në Champions League, shorti hidhet të hënën

Champions League mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e grupeve, ndërsa u zbuluan të gjitha skuadrat që kaluan në raundin e 1/8-ave.

Arsenal, PSV, Bayern Munich, Copenhagen, Real Sociedad, Inter, Real Madrid, Napoli, Manchester City, RB Leipzig, Barcelona, Atletico Madrid, Lazio dhe Dortmund kishin siguruar kualifikimin, ndërkohë që u mësuan dhe dy skuadrat e fundit.

Pas fitores 5-3 ndaj Shakhtar, Porto iu bashkua ekipeve që do të konkurrojnë në fazën e 1/8-ave, ndërsa Paris Saint-Germain i mjaftoi barazimin 1-1 me Dortmund për të siguruar raundin e ardhshëm dhe për të nxjerrë Milan-n dhe Neëcastle jashtë Championsit.

Shorti për fazën me eliminim direkt do të hidhet ditën e hënë në orën 12:00, ku ekipet e renditura të parat në grup do të përballen me vendet e dyta.

Fituesit e grupeve:

Manchester City
Bayern Munich
Arsenal
Real Sociedad
Real Madrid
Atletico Madrid
Borussia Dortmund
Barcelona

Vendet e dyta:

RB Leipzig
PSV Eindhoven
FC Copenhagen
Napoli
Inter Milan
Porto
Paris Saint-Germain
Lazio