Man Utd i duhet vetëm fitorja ndaj gjigandëve të Bayern, anglezët me sytë edhe tek sfida tjetër e grupit. Publikohen formacionet zyrtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 20:29
Grupi A i Ligës ë Kampioneve ofron sot dy finale të mirëfillta për skuadrat e përfshira.
Bajern Mynih ka siguruar kualifikimin e mëtejshëm, por tre skuadrat e tjera janë të gjitha në lojë për të vazhduar në këtë turne si e dyta në grup.
Bajerni luan në Angli, përballë Mançester Junajtid i cili është në vendin e fundit në grup dhe nuk ka as luksin të barazojë pasi do ta shihte veten jashtë.
”Djajtë e kuq” duan vetëm fitore sot e më pas të shpresojnë që sfida tjetër të mbyllet në barazim.
Ajo do të jetë një përballje e zjarrtë ku Kopenhagen do të luajë ndaj Gallatasarajit, në një duel që vulos fatin edhe të skuadrës angleze e cila do të jetë me mendjen te kjo sfidë po aq sa te ajo që bën në fushën e vet.


