Beleri: Goro nuk është i zgjedhur, po mbahem në burg prej Ramës, po i bëhet presion SPAK-ut

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri tha sot në seancë se momentalisht po e drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit.

Ai shtoi se ndërkohë ai po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje, ndërsa po mbahet në burg sepse kështu i intereson kryeministrit.

Fredi Beleri: Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve.