Të rinjtë në Berat, zhvillohet edicioni i 5-të i aktivitetit ''Fqinjët''
Në Ditën Kombëtare të Rinisë, në Berat u zhvillua Edicioni 5 i aktivitetit fqinjët.
Në Qendrën Rinore u bënë bashkë talentet e reja nga territori i Bashkisë, apo dhe artistëve të ftuar nga vendet fqinje, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,
Ndikimi i zhvillimit teknologjik dhe përhapjes së internetit gjatë procesit të krijimit artistik dhe performancave, por dhe mbi kujdesin ndaj keqpërdorimit të hapësirës virtuale ishte në qendër të vëmendjes.
Nxënësit e arteve pamore të Shkollës së Mesme të Bashkuar Artistike “Ajet Xhindole” prezantuan një kolazh punimesh nën temën “JO gjuhës së urrejtjes – PRO tolerancës dhe mirëkuptimit”.
Studentët Eleonida ELEZI, nga Kosova; Iva IVANOVIĆ nga Mali i Zi; Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut dhe Emirhan LATO e Ami MUKA nga Shqipëria performuan në një koncert të vecantë.
Artistët e rinj kishin zgjedhur pjesë nga kompozitorët më të mirë evropianë, si dhe nga vendet e rajonit.
