Iu dogj banesa në Frakull, burrë e grua apel Bashkisë së Fierit për ndihmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2023, 14:00
Banesa e familjes Muccaj në Frakull të Fierit është djegur tërësisht si pasojë e flakëve të përhapura prej sobës.
Burrë e grua jetonin vetëm dhe ishin kthyer nga puna në fushë.
Nipi i tyre tregon se nga lodhja nuk e kishin kuptuar zjarrin dhe mund të rrezikonin jetën
Isa Muçaj, i zoti i shtëpisë tregon dëmin e shkaktuar
Për bashkinë apelojnë për ndihmë.
Për ngjarjen zjarrëfikësit, shprehen banorët, mbërritën në kohë të shpejtë, por për shkak se banesa ishte prej druri nuk mundën të shpëtonin shumë prej saj

