FOTO-LAJMI/ I vodhën xhiron e ditës shitësit të karburantit në Tiranë, policia në kërkim të dy grabitësve
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2023, 15:00
Këto dy të rinj që shikoni në këtë foto janë autorë të një grabitjeje të një pike karburanti në Trianë.
Të veshur me kapuç në kokë e ndërsa pjesën e fytyrës e kanë mbuluar me një shall, ata janë afruar pranë kësaj pike ku për t’u kamufluar kanë përdorur një bidon me qëllim mbushjen me naftës.
Në këtë moment, teksa shitësi po kryentë procedurën njëri prej tyre ka arritur t’i marrë gjiron ditore dhe më pas të dy janë larguar me shpejtësi.
Dëri në këtë fazë i është administruar dëshmia e shitësit të karburantit, e ndërsa nga ana e policisë po këqyren kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve.


