FOTO/ Presidenti Begaj mesazh në Ditën e Rinisë së bashku me një grup studentësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2023, 09:01
Presidenti Bajram Begaj e ka nisur ditën duke uruar qytetarët shqiptarë, veçanërisht të rinjtë, me rastin e 8 Dhjetorit.
"Gëzuar Ditën e Rinisë! Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë:
Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë", nënvizoi Presidenti.


