“E bëra atë k*rvë të famshme”, Taylor Swift flet për sherrin me Kanye e Kim: Ishte një telefonatë e jashtëligjshme...

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, ka dhënë intervistën e parë pas 4 vitesh, pasi është shpallur “Njeriu i Vitit” nga revista “Time”. Ajo tregoi, ndër të tjera, edhe sherrin mes Kanye Ëest dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Kujtojmë që Kanye publikoi një këngë të titulluar “Famous” (20216) dhe në vargjet e saj shprehet: “E bëra atë k*rvë të famshme/  Mendoj Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”.

Sigurisht, as Taylor dhe as ndjekësit e saj nuk u pëlqeu fakti që Kanye iu referua si “k*rvë”. Pas shumë reagimeve online, Kim Kardashian publikoi një mesazh zanor (sipas zërave, të modifikuar), ku Tay ishte në dijeni të vargjeve dhe madje, edhe kishte dakordësuar me tekstin.

Në mesazhin e regjistruar nga një telefonatë e supozuar mes Taylor dhe Kanye, këngëtarja e pyet reperin nëse teksti do të jetë “i pasjellshëm” dhe Kanye i thotë se jo dhe më pas, i tregon vargun: “Mendoj se Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”. Në mesazh dëgjohet Taylor që qesh dhe thotë: “S’është e pasjellshme”.

Asokohe, direkt pas publikimit të mesazhit, njerëzit i mbushën rrjetet sociale të Taylor me emoji me gjarpër, duke iu referuar edhe si një “mashtruese”.

Sot, Tay e rikujton si një moment që e dëmtoi punën e saj.

 Kim, nga ana tjetër tha se “ishte e detyruar të mbronte Kanye-n”. Më tej, në një intervistë në vitin 2020, Kim u shpreh: “Askush nuk e mohoi që fjala “k*rvë” u përdor pa lejen e saj. Unë s’e modifikova kurrë mesazhin, thjesht publikova disa momente në Snapchat që të provoja argumentin tim”, duke shtuar se Taylor e detyroi që të mbronte bashkëshortin (e atërhershëm).

Në intervistën për Time, Tay u shpreh: “Ishte një telefonatë e regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën Kim e modifikoi dhe e postoi që të gjithë të më quanin “gënjeshtare”. Karriera më ishte marrë nga duart. Mendova se ai moment i reagimeve do të më përcaktonte në mënyrë negative për të gjithë jetën”.

Taylor tha se dëmi është bërë, madje pati një ndikim të madh psikologjik: “Më çoi në një vend që s’kam qenë më parë. U zhvendosa në një vend të huaj. Nuk dola nga shtëpia me qira për një vit. Kisha frikë nga telefonatat. Largova shumë njerëz nga jeta ime, sepse nuk dija kujt t’i besoja”.

 Vite më vonë, këngëtarja ndihet më komode me publikun dhe tashmë, pas suksesit të jashtëzakonshëm në turneun Eras, ajo është në një lidhje romantike me Travis Kelce.

“Kjo është periudha më krenare dhe më e lumtur. Ndihem kreative, e përmbushur dhe më e lirë se ndonjëherë më parë”, tha ajo.