VIDEO/ Shqipja tregon ndjenjat që ka për njërin nga djemtë: Më nxjerr anën timë të mirë...

Ardi dhe Mirdoni, janë banorët më të rinj në spektaklin televiziv “BBVK2” dhe duket që kanë ndryshuar situatën në shtëpi.

Shqipja është shoqëruar shumë me ato dhe duket se hyrja e tyre ka ndikuar për mirë tek ajo.

Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Bucin dhe Ardin, Shqipja ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së këtij të fundit.

Shqipja: "Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë."

Buci: "Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten."

Shqipja është parë shumë e afërt me djemtë, por nuk e dimë ende nëse ka një pëlqim për Ardin apo thjesht shoqëri.

Flirtimet dhe ngacmimet që ajo ka pasur me Blerandon, duket që me hyrjen e djemve i ka lënë shumë pas.