FOTO/ Nuk njihet, Kaderi ka pësuar ndryshime drastike në pamje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 07:41
Kaderi është një ndër banoret më të reja të spektaklit televiziv “BBVK2”, e cila mban titullin e “Miss Prizreni” në vitin 2016.
Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re se modelja ka pasur një ndryshim drastik në pamje, ku edhe po përflitet për disa ndërhyrje.
Në rrjetet sociale janë bërë virale disa fotografi, në të cilat tiparet e Kaderit duket krejtësisht ndryshe nga çfarë është sot.

