PAMJE/ Mori pjesë në ndjeshjen e “Lakers”, sjellja e Kim Kardashian zemëron ndjekësit

Biznesmenia e njohur, Kim Kardashian, kohët e fundit u bë kryefjalë e rrjetit pasi u pa në një ndeshje të “Lakers”, me djalin e saj tetë-vjeçar, Saint.

Dyshja nënë-bir morën pjesë në ndeshje, mbrëmjen e së martës, që përkoi me ditëlindjen e Saint, pasi ai njihet si një sportdashës i pasionuar, duke veshur një fanellë të “Lakers”, me numrin ikonë 23, duke bërë homazhe për superyllin e basketbollit LeBron James.

Pse ndjekësit reaguan keq për pjesëmarrjen e Kim në ndeshje?

Prania e saj në lojë shkaktoi një reagim të përzier mes ndjekësve, me disa që shprehën zhgënjimin për sjelljen e saj në dukje të painteresuar. Komentet në platformën “X” (ish-Tëitter) varionin nga bezdisja për mërzinë e saj të dukshme deri tek kritikat se ishte e zhytur në telefonin e saj në vend që të brohoriste për “Lakers”.

Pavarësisht reagimeve negative, kishte të tjerë që u mahnitën nga prania e Kim Kardashian, duke shpërndarë video të saj dhe Saint. Disa tifozë shprehën dëshirën e tyre që ajo të ndiqte më shumë ndeshje të Lakers gjatë gjithë sezonit.