Ganiu shfaqet me krahun e fashuar, çfarë ndodhi pas mbylljes së transmetimit “live”?

Mbrëmjen e së mërkurës, në spektaklin televiziv “BBVK2”,  u zhvillua një lojë, ku u lëndua njëri nga banorët e kësaj shtëpie.

Për disa çaste u ndalua transmetimi në dy kanalet e këtij "reality show", teksa pas rikthimit banorët u shfaqën duke diskutuar se si ndodhi ngjarja.

Besi në një diskutim në dhomë u shpreh se Ganiu është lënduar në dorë. Po të njejtën gjë e tha edhe Alby.

Më pas Gania u shfaq para banorëve me dorën e fashuar.