FOTO/ U tha se merrej me punë "të pista", ja kush ia paguan Redit faturat e shtrenjta në takimet me vajzat

Një nga konkurrentët e emisionit “Përputhen”, shpesh ka çuditur publikun, kjo pasi sapo nisi takimet e tij me vajzat në studio, ai nisi t’i llastonte me dhurata të shtrenjta që ngritën shumë polemika.

Nisi me një çantë firme për Albinën, e vazhdoi me një fluturim me helikopter dhe një takim romantik e luksoz, takim që ai vetë tha se i kushtoi 5,000 euro.

Aludime të shumta po qarkullojnë në rrjet për mënyrën si Redi i siguron këto para, teksa disa shpreheshin se merret me punë të pista, të tjerë komentonin se i ka marrë kredi, e të tjerë se ua ka marrë borxh njerëzve.

Por, si qëndron e vërteta? "Eterna Entertainment" ka postuar në rrjete sociale një foto të faturës së takimit, që nxjerr “bllof” Redin.

Në fakt, i gjithë takimi është i mbuluar nga produksioni i emisionit “Për’puthen”, ndërsa konkurrenti s’e ka futur fare dorën në xhepin e tij.

FOTO/ U tha se merrej me punë "të pista", ja kush ia paguan