VIDEO/ "Doktori nuk t’i ka bërë mirë të pasmet"- Eskalon debati mes Linda Halimit dhe Edonës: Të kishe gjetur një më të mirë...

Debatet dhe tensionet mes konkurrentëve në spektaklin televiziv “BBVK2”, nuk kanë të mbaruar, ku i tillë ishte ai mes Linda Halimit dhe Edona James.

Vajzat kanë thumbuar njëra-tjetrën, teksa në një moment debati i tyre ka degraduar në ofendime, duke komentuar format trupore të tyre.

"A e di sa e bukur je, pse e prish fytyrën me këtë inat, je shumë e bukur, nuk bën të mbash inat", i tha Linda-transgjinores.

"Ti je një metër e një zhilet, të ka hije, nuk të jap unë ty vëmendje, shko rregullohu pak”, iu përgjigj Edona.

Për të mos mjaftuar kjo, teksa Edona po largohej nga dhoma, Linda e preku transgjinoren në pikën e saj të dobët duke i thënë se doktori nuk ia ka bërë mirë të pasmet.

“Të paktën mua Zoti më ka bërë kështu, ty atë doktor duhet të ta ndërrojmë sepse të pasmet nuk t’i ka bërë mirë, pasi po flasim për pamjen e jashtme, ta kishe gjetur një më të mirë, unë me këtë shëmtirë që e kam jam rehat, edhe burri im është rehat me këtë pjesë, unë nuk i marr lakmi askujt”, tha këngëtarja duke nxitur akoma më shumë debatin mes tyre.