U tha se pati një sherr mes Ganiut dhe Bleros, ja si qëndron e vërteta

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e papritur ndodhi në spektaklin televiziv "BBVK2".

Kanalet që transmetojnë këtë reality show u mbyllën për disa orë, gjë e cila bëri që ndjekës të shumtë të aludonin se ka pasur një përplasje fizike mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros.

Për këtë, ka ardhur një reagim nga Liberta Spahiu.

Ajo hedh poshtë spekulimet duke thënë se bllokimi i transmetimit ‘live’ është shkaktuar nga një problem teknik dhe se askush nuk është përfshirë në debat apo dhunë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e një defekti teknik në Artmotion, dy kanalet e “BBVK2”, së bashku me disa kanale të tjera të platformës janë errësuar duke mos pasur sinjal transmetimi.

E gjithe kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale janë të rreme“, shprehet Liberta.

U tha se pati një sherr mes Ganiut dhe Bleros, ja si qëndron e