Getinjo jep lajmin e mirë: Kam hequr dorë nga...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2023, 17:34
Disa kohë më parë, ish partnerja e reperit kosovar Getinjo, Vivien Thano, pohoi se ky i fundit është i varur nga bixhozi, madje e cilësoi këtë si arsyen e ndarjes së tyre.
Së fundmi në një intervistë, Getinjo ka treguar se ka hequr dorë nga kumari, pasi sipas tij "ia ka nxjerrë fundin".
“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse ia kam nxjerr fundin”, shprehet Getinjo.
Ai gjithashtu në një "live" në platformën “TikTok”, është shprehur se është më mirë të kaloj kohë në rrjetet sociale sesa të shkoj të merrem me bixhoz.
