Puthja me Sarën ndikoi në marrëdhënien me Ledrin? Reagon për herë të parë Roerd Toçe

Ndarja e çiftit të njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha ka nxitur aludime të shumta tek ndjekësit e tyre.

Pas mungesës së reperit në premierat e filmit "Në Kuadër të Dashurisë", të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se shkak u bë pikërisht pjesëmarrja e Sarës në këtë film.

Ndërsa nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe aludimet përsa i përket skenave të puthjeve që ajo kishte me një nga aktorët e tjerë të kastit, Roerd Toçe.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në një intervistë për programin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera u pyet edhe për këto lajme që kanë qarkulluar.

A ishte puthja me të shkak për ndarjen e Sarës nga Ledri?

"Larg qoftë", është shprehur Roerdi, ndërsa më pas shtoi se një aktor nuk mund të gjykohet për puthjet në film, pasi është vendosur tërësisht në petkun e personazhit dhe rolit.