"Natyra i dhuroi talent të madh", Rexhep Qosja për Mirush Kabashin: I kontribuoi moralit kombëtar
Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka reaguar lidhur me lajmin e vdekjes së aktorit Mirush Kabashi.
Ai shkruan se Mirush Kabashin natyra e kishte dhuruar me talent të madh me të cilin ai e shprehu në teatër, në kinematografi, në punën pedagogjike dhe në veprimtari të tjera shoqërore, kulturore e kombëtare.
Qosja: Me pikëllim e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të artistit Mirush Kabashi! U shpreh ngushëllime familjes së tij, artistëve, miqve e adhuruesve të shumtë, anëtarëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.
Mirush Kabashin natyra e kishte dhuruar me talent të madh me të cilin ai e shprehu në teatër, në kinematografi, në punën pedagogjike dhe në veprimtari të tjera shoqërore, kulturore e kombëtare.
Ai me të arriturat e tij i kontribuoi shumë kohezionit shoqëror, kulturor, shpirtëror, moral e kombëtar të shqiptarëve. Të arriturat e gjithanshme artistike, pedagogjike e kombëtar e bëjnë të përjetshëm emrin e tij dhe kujtimin për te në historinë e popullit shqiptar.
