Shuhet Mirush Kabashi, reagojnë krerët e Shtetit: Lamtumirë “Nder i Kombit”! Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj shprehet se “Nderi i Kombit” Mirush Kabashi ishte artisti që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!

Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan në mesazhin e tij Presidenti Bajram Begaj.

Ndërkaq, një tjetër mesazh lamtumire vjen edhe nga kryeministri Edi Rama.

“LAMTUMIRË MIRUSH”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit, aktorit Mirush Kabashi.

Në një reagim, Nikolla shpreh ngushëllimet, ndërsa shkruan se me krijimtarinë e tij, Kabashi na bëri të mendojmë, reflektojmë për problemet e mëdha të shoqërisë.

Shuhet Mirush Kabashi, reagojnë krerët e Shtetit: Lamtumirë

“Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për vepren dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror.

Me talentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, shkruan Nikolla.

Ish-kryeministri sali Berisha theksoi se sielli perëndoi përgjithmon për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.

"Të dashur miq, Mirush Kanashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit q” shpirti e tij të gjej paqen e merituar. Amin!", u shpreh ish-kryeministri Berisha në mesazhin e tij.

Shuhet Mirush Kabashi, reagojnë krerët e Shtetit: Lamtumirë

Mesazh ngushëllimi ka shprehur edhe ish-Presidenti dhe kreu aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

"Pikëllim të madh për largimin në amshim të "Nderit të Kombit", Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen!", shprehet Ilir Meta.

Shuhet Mirush Kabashi, reagojnë krerët e Shtetit: Lamtumirë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të “Artistit të Merituar”, Mirush Kabashi.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit. Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare”, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.

Basha thekson se virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

Shuhet Mirush Kabashi, reagojnë krerët e Shtetit: Lamtumirë

“Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh. U prehtë në paqe!”, shprehet Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Mirush Kabashi lindi më 17 Prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e tij ishte nga Gjakova.

Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.

Një pjesë të jetës së tij, Mirush Kabashi ia kushtoi edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Kabashi është vlerësur me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.