Shuhet “Kolosi i artit”/ Aktorët e Durrësi rrëfejnë kujtimet me Mirush Kabashin: I jashtëzakonshëm! Po ikën plejada e aktorëve më të mirë

Artistë dhe miq kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashi, i cilësuar si sokrati i artit në Shqipëri. Kontributi i tij në skenë por edhe në shoqëri për ta është i pazëvendësueshëm.

Aktori Xhelal Tafaj u shpreh se veprimtaria artistike që Mjeshtri i Madh la pas nuk do të shuhet kurrë

“Regjisori dhe miku i fëmijërisë Haxhi Rama tregon se përveç se një aktor i jashtëzakonshëm Mirush Kabashi ishte edhe një koleg i veçantë. Veprimtaria artistike që Mjeshtri i Madh la pas nuk do të shuhet kurrë”, u shpreh ndër të tjera aktori Xhelal Tafaj.

Ndërsa aktori tjetër Muharrem Hoxha kujtoi punwn dhe veprimtarinw Mirush Kabashit duke e cilwsuar si “Kolosi i artit”.

Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisu” ku Mjeshtri i Madh Mirush Kabashi filloi karrierën e tij dhe drejtoi për disa vite, ndajnë kujtime të veçanta në skenë dhe jetë me të.

Artisti i merituar shërbeu si një shkolle për shumë kolegë të cilët ndoqën rrugën e njeriut të madh që e cilësojnë kolos të artit shqiptar.

Ne vitin 1970 Mirush Kabashi u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit në vitet 1991-1993.