"Erdhi te ditëlindja ime"/ Aishe Stari e prekur, kujton takimin e fundit me Mirush Kabashin: Sikur nuk ishte larguar kurrë...

Aktorja e njohur, Aishe Stari, ka kujtuar takimin e saj të fundit me Mirush Kabashin, i cili u ndan sot nga jeta.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Vila 24” tha se për herë të fundit ishin takuar në ditëlindjen e saj.

"Erdhi te ditëlindja ime, pastaj takohesha shpesh sepse 1 herë në javë vinte në Durrës. Edhe na dukej sikur e kishim ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Me Mirushin kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi.”, tha ajo e prekur.

"Erdhi te ditëlindja ime"/ Aishe Stari e prekur, kujton takimin e