Dom Pashkja: Festa e Shënkollit paraprirëse e Krishtlindjes, ditë reflektimi për të shkuar te hyjnorja
Në një intervistë me Ora News, Dom Mark Pashkja u shpreh se sot dhe mbrëmë jemi në ato që quhet si festa e Shënkollit, paraprirëse e Krishtlindjes.
Ai shtoi se në këto ditë përkujtohet se Jezusi lind dhe bëhet njeri, pra njeriu nuk është më një krijesë e vdekshme, por duhet të ngrihet në lartësinë që është krijuar.
Pashkja: Sot dhe mbrëmë jemi në ato që quhet si festa e Shënkollit, paraprirëse e Krishtlindjes, ose Santa Klaus ai plaku që sjell dhurata, kur në fakt është imazhi i Shënkollit. Në esencën e vet krishtlindja është vërtetë një festë që tregon dinjitetin e lartë të njeriut. Përkujtojmë se Jezusi lind dhe bëhet njeri, pra njeriu nuk është më një krijesë e vdekshme, por duhet të ngrihet në lartësinë që është krijuar.
Në këtë pikëpamje është e drejtë që njeriu të reflektojë për dritën dhe hyjnoren tek e cila është i destinuar që të shkojë. Pra ndriçimi i dritës përballë asaj errësirës. Festa e Krishtlindjes përbën një reflektim të njeriut dhe një nxjerrje nga monotonia e përditshmërisë.
