“U PREFSH NË PAQE MJESHTËR”/ Monolog i pavdekshëm mbi dinjitetin nga Mirush Kabashi

"Më fal, ç'farë të bëja më thua ti?!

A të gjeja një të fortë, një te madh,

Psh një politikan apo pushtetar edhe të mbrohesha nga ai,

Ndersa une për turp ta perqafoja te varresha pas tij..

Dhe si kacavjerrsa trungut qe i lutet, atë ta lepija e kshtu tu lartsoja jo me fuqit e mija

Heh jo or tungjatjeta..

Apo të bej sic bën çdo horr, çdo legen, për të mëdhenjt bejtë

Të shendrrohesha n’gastor pa turp por me shpres se

Mbase po i qesh nga simpatia ndonjë ministri buza për marrzit e mia ?!

Jo or tungjatjeta..

Të përulem, të telendisem, edhe për një kothere buk si bolla te zvarrisem,

E duke shkarr të ndotem gjunj e lekur dhe nga perulja shpinda te me krruset e te behem ur?!

JO or mik, Tungjatjeta..

Oh më mir të këndosh, të ëndërrosh, e të qeshesh i vetmuar por i lir ..

Të vështrosh sy petrit edhe tja thuash me drithëtir dhe festen, festen te ma vesh ne sy si ta ka enda

Për një po, apo për një jo, të luftosh apo t'shkas penda.

E tpunosh pa gajle për pausri për lavdi mor edhe sikur në hën të ngrisin të mbeteshe njeri

E të mos shkruash edhe të mos thuash gjësendi që zemra sta thot

Por se diçka që vetes i thuash gojeplot kenaqu miku im..

Se çdo pem apo frut që mblodhe sti dhanë sadaka në kopshtin tënd i mbolle

E n'ta dhente rasti te fitosh ndonjë cmim kult apo arri

Të mos kesh pse të thuash " në saje t'qesarit" por vetëm vetes tënde tja njohësh për merit

Dhe kshtu duke i përbuzur të gjitha bimet parazite ndonese nuk do të rritesh vigan si plep me flet

Nuk ka gjë, mjaft pak sa te ngjitesh po di që je ngritur vet

Si më falni ? ç'më ka zën ky ves i marrëzis që dua ti zë të gjith armiq ? ah mdetyroni ju

Popo ju që i zini që të gjith miq dhe u qeshni te gjithve plot nur gjith gaz

Me buzet rrudha rrudha sic kanë pulat pas ..

Ndersa une miqesin e sëmur apo miqsin me diokrre dua ta rralloj

Edhe them me gaz me zemer ja edhe nje armik që shtoj, ja ky është zakoni im

Dua ti neveritem intriganteve, at herë ndjej gzim, oh si mbëhet zemra ta dish t'vërteten or mik,

Kur shikoj që më sulmojn me ato vështrimet thiks atehere tu bëj sehirin ..

Kur nxjerrin vrer zilie pështym edhe jarg nga goja keto kerrma fëlliqshtësie..

E miqesia semur që juve ju ka rrethuar më perngjan me ato kollarot ngrirë praruar te italis

Ku qafa rrin si qafë pate..

jo sigurisht që kështu u vjen mir miqve zotëris sate,

Se balli pa karakter dhe moral që ta pengoj leht leht nga çdo an mund të anoj

Ndërsa mua që dinjiteti më shtyn kuptohet qart me thumb më shpon që kryen ta mbaj gjithmon lart

Një armik më shum, është një gjëmb i ri vërtet më nxjerr telashe po më shton edhe një stoli

Sepse sic ishin qaforet që mbanin burrat spanjoll

Dinjiteti është një hallkë .. por edhe një Aureolë."