MASA NDAJ SULMEVE KIBERNETIKE/ Shembujt për mbrojtjen në Ukrainë si shembull në Shqipëri

Eksperienca e Ukrainës për mbrojtjen nga sulmet kibernetike shihet si një mundësi për të ndaluar përsëritjen në vendin tonë. Për këtë qëllim në Tiranë u zhvillua edhe një tryezë e posaçme

Mbrojtja kunder sulmeve kibernetike u diskutua ne tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Ambasades Ukrahinase në vendin tonë.

Shkëmbimi i përvojave u cilësua një element i rëndësishëm për reagimin në raste të ngjashme. Në këtë rast, ngjarjet në Ukrainë dy vite më parë ishin shembulli më i mirë.

Ruslan Tsilvik: “Ditët e para të sulmit bankat u mbyllën plotësisht dhe të dhënat e qeverisë dhe ministrisë u fikën komplet. Dhe hap pas hapi inxhinierët kuptuan se nga erdhi sinjali dhe u përpoqën që të kontrollonin burimet, pastaj çdo lëvizje eci me protokoll. Psh: disa banka kanë monitorim të vërtetë në internet nga burimet njerëzore. Ato mund të identifikojnë disa veçori themelore të e-maileve”.

Sekretarja e ambasadës së Ukrainës nënvizoi se sulmet janë trefishuar krahasuar me vitin 2021.

“Që nga viti i kaluar numri i sulmeve kibernetike të Rusisë mbi Ukrainën u trefishua në krahasim me vitin 2021. Që nga fillimi i vitit 2022 Shërbimi i Sigurisë mbi Ukrainën ka neutralizuar mbi 4500 sulme kibernetike ruse”, tha ajo.

Por sa është rrisku që bankat në Shqipëri të preken nga sulme të tilla. Spiro Brumbulli paraqiti në tryezë masat.

“Pas ngjarjeve të vitit të kaluar ku në fokus u vendosën edhe bankat ne identifikuam problemet dhe vlerësuam realisht situatën, pasi sulme të tilla ndikojnë tek besimet tek institucionet. Tek këto banka u krijuan doisa struktura të posaçme ku janë disa punonjës dhe merren në mënyrë të përditshme me problemet e sigurisë”, theksoi Brumbulli. 

Në përfundim përfaqësuesit rekomanduan monitorime të qëndrueshme mbi sistemin bankar, edhe atë qeveritar, si dhe kontrollin e transaksioneve fizike në mënyrë personale për menaxhimin e sulmeve kibernetike.